Rajoni i Strumicës

Zjarri në pyll në malin Kozhuv nga 26.06.2021 mbi fshatin Miravci drejt fshatit Petrovo ende është aktiv. Digjet pyll I ri i përzier. Punonjësit nga EP "Kozhuv" Gjevgjeli janë në terren. Terreni është i pakalueshëm dhe parandalon që zjarri të vihet nën kontroll.

 

Rajoni i Kumanovës

Zjarr në zonën nga fshati Presnica drejt fshatin Strima, është duke u djegur pyll me rrjedhje të ulët dhe bimësi të thatë të ulët. NJTZ Kumanovë nuk mund të ndërhyjnë për shkak të terrenit të pakalueshëm. Punonjësit nga EP Kumanovë janë në terren. NJTZ Kumanovë, DMSH Kumanovë dhe komuna e Likovës janë të njoftuar.

 

Zjarri në pyll që filloi më 26 qershor 2021 mbi fshatin Miravci drejt fshatit Petrovo është ende aktiv. Digjet pyll i përzier. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë 12 punonjës nga EP "Kozuv" Gjevgjeli. Gjatë natës, në vendin e zjarrit ka ekipe kujdestare.

 

Zjarri në pyll në zonën e fshatit Papradishte është ende aktiv. Gjatë ditës së djeshme, 17 persona nga EP Babuna nga Velesi ndërhynë në shuarjen e zjarrit. Zjarri është përhapur deri në rrugë, por ekipet që janë në teren e kontrollojnë atë në mënyrë që të mos përhapet më tej. Një sipërfaqe prej rreth 60 hektarësh është djegur. Me shuarjen e zjarrit do të vazhdohet gjatë gjithë ditës.

Sot, (12 Mars 2021) në hapsirat e Qendrës për menaxhim me kriza u mbajt takim pune me u.d.drejtorin e QMK Stojançe Angellov dhe përfaqësuesit e Shoqatës Vullnetare të Zjarrfikjesve (SHVZ) nga Sveti Nikole

 Në takim, përfaqësuesit e SHVZ e informuan u.d. drejtorin Angellov për aktivitetet e realizuara në fushën e parandalimit dhe ballafaqimit me rreziqet e ndryshme (zjarre hapsira të hapura, zjarre urbane, përmbytje, aksidente të mëdha trafiku, tërmete, etj.).

Qendra për menaxhim me kriza intensifikon bashkëpunimin me organizatat joqeveritare (OJQ), shoqatat e qytetarëve dhe organizatat e shoqërisë civile, përfshirë Shoqatën Vullnetare të Zjarrfikjesve nga Sveti Nikole dhe të gjitha iniciativat dhe propozimet do të jenë gjithmonë të mirëseardhura për të përmirësuar sistemin e përgjithshëm të menaxhimit të krizave.

        Në bazë të planit për veprim për ballafaqim me krizën e migrantëve në rajonin e komunës së Gjevgjelisë, më 04.03.2021 gjatë vizitës në NJR QRMK Gjevgjeli dhe Qendra e Transitit të Pranimit "Vinojug" - Gjevgjeli (QTP Vinojug) ishte Zëvendës Drejtori i QMK z. Ekrem Zendeli. Gjatë vizitës në QTP Vinojug pati takim pune me disa përfaqësues të institucioneve shtetërore, kryesisht me Zëvendës Ministrin e Punës dhe Politikës Sociale Z. Enver Hussein, Znj. Monika Sandri - Përfaqësuese e Lartë e UNHCR-së në vendin tonë, përfaqësues të Policës kufitare dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare në QTP Vinojug.

        Qëllimi i vizitës ishte që nga afër të njihet me punën e organizatave shtetërore dhe të KB-ve që janë të pranishme në QTP Vinojug në Gjevgjeli. Gjithashtu, nga UNHCR u dorëzua një donacion në disa mjete materiale dhe teknike për nevojat e institucioneve në qendrën tranzit, kryesisht për nevojat e të punësuarve në MTPPS.

         Nga përfaqësuesit e QMK-së të ftuarit ishin të njoftuar në detaje me rrjedhën dhe mënyrën e balafaqimit me krizën e migrantëve në komunën e Gjevgjelisë që nga fillimet e saj deri më sot.

          U shkëmbyen të gjitha përvojat dhe problemet e deritanishme me të cilat përballen institucionet në qendrën tranzite, si dhe gjithçka që është realizuar deri më tani dhe po realizohet për nevojat për trajtimin e mëtejshëm të krizës së migrantëve. Të ftuarit gjithashtu u njohën me mënyrën e regjistrimit të migrantëve si dhe veprimet e Ministrisë së punëve të brendshme në lidhje me migrimin ilegal në këtë zonë.