Sot, (17.12.2020), në Qendrën Operative të Armatës në Kumanovë, kazerma "Boro Menkov", u.d. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov, së bashku me Zëvendës Drejtorin e Qendrës për menaxhim me kriza, Ekrem Zendeli dhe gjeneral majorin Pavle Arsoski, kolonelin Zhikica Jovanovski, nga Komanda Operative e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhanë një shënim të veçantë për përgatitjet e nevojshme të realizuara me situatat e krizës të simuluara në mënyrë digjitale sipas programit të NATO-s gjatë zbatimit të një pjese të këtij trajnimi.
Stafi i Armatës tregoi rezultate shumë të larta në perceptimin dhe zbatimin e stërvitjes. Praktikisht, me këtë veprim bashkëkohor të shtetit për përparimin në menaxhimin bashkëkohor të krizave, Armata akoma në mënyrë më bashkëkohore po përfshihet në mbështetjen e strukturave të Sistemit për Menaxhim me Kriza, SMK, përmes funksionit që e mundëson NATO SPS (NATO Shkenca për paqe dhe siguri). NIKS (NICS).
Me ngjarjen e sotme, instalimi dhe realizimi i pajisjeve dhe trajnimeve të nevojshme, dhe natyrisht duke respektuar protokollet shëndetësore kundër përhapjes së sëmundjes ngjitëse "COVID 19", mundëson që Qendra Operative e Armtës të jetë në funksion të mbështjes së SMK, në koordinim me QMK , në një nivel edhe më të madh bashkëkohor. Njëkohësisht, me këtë projekt të NATO-s që realizohet përmes QMK në vend, realizohet që Armata të ketë në dispozicion sistem dixhital funksional për menaxhimin e krizave të gjeneratës më të re - sistemi "NIKS" ( NICS) të NATO-s.
Kjo platformë NIKS e NATO-s, që po zhvillohet në vendin tonë dhe në vendet e Rajonit (Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi), mundëson shfaqjen hapësinore të të dhënave në mënyrë që të merren me ballafaqimin e situatave të krizave dhe dukurive në kohë reale. Në këtë mënyrë, mundësohet komunikimi dhe koordinimi i shpejtë dhe efikas midis subjekteve në SMK. Kështu, arihet në sjelljen e vendimeve në kohë për një përgjigje të përshtatshme dhe proporcionale në varësi të rrezikut, përkatësisht situatës së krizës në hapësirë dhe kohë.
Për të arritur këtë kërkohen resurse materiale dhe kuadër i trajnuar. Për këtë qëllim, sot, brenda kësaj Qendre Operative të Armatës, QMK instalon pajisje të përshtatshme informatike dhe organizon dhe zbaton trajnime plotësisht të përshtatshme për përdorimin e kësaj platforme të re dixhitale për kryerje të operacioneve në fushën e menaxhimit të krizave.
Në të njëjtën kohë, kjo përgjigje e koordinuar e QMK dhe subjekteve në SMK, të mbështetur nga Armata, nënkupton një kontribut më të madh në informimin në kohë të mediave, publikut dhe qytetarëve përmes moduleve të sistemit NIKS, me qëllim për komunikim me publikun, që është në drejtim për të rritur ndërgjegjësimin dhe kuptimin e rreziqeve në publik.
Siç edhe dihet së shpejti , do të fillojë me punë Qendra e re Operative e Armatës në Kumanovë, kazerma "Boro Menkov", dhe sot, së bashku me Qendrën për menaxhim me kriza, QMK dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, realizuan përgatitjen e nevojshme me situata të simuluara dixhitale. - trajnim, me të cilën Armata kyqet si mbështetje edhe më bashkëkohore për strukturat e Sistemit pë menaxhim me kriza, SMK.
Për realizimin e këtij funksioni është e nevojshme komunikim, koordinim dhe bashkëpunim i menjëhershëm "online" në "drejtpërdrejtë" midis Qendrës operative të Armatës, Qendrës operative të QMK dhe të gjitha institucioneve të përfshira në Sistemin për menaxhim me kriza. Këtë funksion na mundëson NATO SPS (NATO Shkenca për paqe dhe siguri) "NIKS" (NICS)
Të bëjmë rezime – me këtë ngjarje të sotme, instalimi i pajisjeve dhe trajnimeve të nevojshme mundëson që Qendra operative e Armatës të jetë edhe më bashkëkohore në funksion të mbështetjes së SMK, në koordinim me QMK, dhe natyrisht në Armatë të ketë në dispozicion një NATO sistem dixhital funksional për menaxhim me kriza për brezin e ri - sistemi NIKS ( NICS).
- Детали
- Посети: 184
Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjeneral Lejtnant Vasko Gjurçinovski dhe drejtorin e Qendrës për Menaxhimin me Krizat, Stojançe Angellov.
Në takim, u shkëmbyen informacione mbi situatën aktuale me Kovid-19 dhe masat dhe aktivitetet e autoriteteve kompetente për të luftuar pandeminë.
Ministri Filipçe informoi për gjendjen aktuale të të sëmurëve dhe të vdekurve nga koronavirusi, për kapacitetet dhe burimet e disponueshme, si dhe për parashikimet për funksionimin e sistemit shëndetësor në vend gjatë periudhës së ardhshme. Ai shpalosi vendimet e fundit të Qeverisë për të miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për masa shtrënguese shtesë në periudhën nga 18 dhjetor deri më 20 janar. Ministri Filipçe gjithashtu iu referua bashkëpunimit dhe mbështetjes që autoritetet shëndetësore marrin nga Armata në kontekstin e riorganizimit të spitaleve në vend për pritjen e pacientëve të infektuar dhe qytetarëve tanë.
Gjeneral-lejtnanti Vasko Gjurcinovski iu referua pjesëmarrjes së ushtrisë në ballafaqimin me koronavirusin dhe theksoi se angazhimi i Armatës për të ndihmuar institucionet në parandalimin e përhapjes së Kovid-19 po vazhdon sipas dinamikës dhe planit të planifikuar. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm informoi për masat specifike, mënyrën e angazhimit dhe përdorimin e burimeve të nevojshme të Armatës, të cilat kryhen në bazë të kërkesave dhe planeve operative të Shtabit të Përgjithshëm.
Drejtori i QMK-së, Stojance Angelov informoi për punën e Shtabit të Përgjithshëm për menaxhimin e krizave në QMK, për masat e marra dhe aktivitetet e deritanishme të institucioneve në ballafaqimin e pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Ai theksoi se përparësia e tyre është përdorimi racional dhe efikas i burimeve të disponueshme kombëtare, në përputhje me Planin e Veprimit për veprim më gjithëpërfshirës kundër përhapjes së Kovid-19. Drejtori Angellov gjithashtu informoi për forcimin e kapaciteteve të Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave, me pjesëmarrjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nga sektori joqeveritar.
Presidenti Pendarovski, duke vlerësuar se situata me koronavirusin në vendin tonë, si dhe kudo në Evropë, është jashtëzakonisht serioze, bëri thirrje për përgjegjësi dhe përkushtim akoma më të madh në punën e institucioneve kompetente. Ai theksoi nevojën për koordinim dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha institucioneve përkatëse të përfshira në aktivitete kundër përhapjes së koronavirusit, si dhe në ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga Kovid-19.
Publikimi është marrë nga faqja zyrtare e Presidentit të RMV Stevo Pendarovski
- Детали
- Посети: 608
Qendra për menaxhim me kriza, QMK, merr pjesë në mënyrë aktive dhe ka kontribut të rëndësishëm në proceset multisektorial në vend dhe jashtë vendit, dhe vazhdon të jetë një krijues aktiv, mbështetës dhe partner në bashkëpunim me të gjitha institucionet, me theks të veçantë për ata që janë drejtpërdrejt të kyqur në Sistemin për menaxhim me kriza, SMK.
Pikërisht për atë angazhim pune, sot (14.12.2020, e hënë), u.d. Drejtori i QMK, Stojançe Angellov mori pjesë në punëtorinë hyrëse virtuale e profilizuar për kuadrin udhëheqës nga institucionet e ftuara, përmes video-konferencës. Punëtoria u organizua në kuadër të projektit të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale (MVL) dhe UNDP "Zgjidhje inovative për qasje më të mirë në shërbimet lokale" dhe u hap nga Ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.
Qendra për menaxhim me kriza është e përfshirë drejtpërdrejt dhe në mënyrë aktive në përgatitjen e Programit të ri të decentralizimit për marrjen e mbështetjes së nevojshme dhe përparësisë nga vendimmarrësit, duke i njohur direkt me rëndësinë dhe aktivitetet e procesit dhe duke i prezantuar institucionet dhe pjesëmarrësit në Metodologjinë për përgatitjen e Programit për zhvillim të qëndrueshëm lokal dhe decentralizim 2021–2026 me Plan veprimin 2021–2023 së bashku me një kalendar të aktiviteteve që janë të parapara për zbatim në periudhën dhjetor 2020 - Shkurt 2021.
- Детали
- Посети: 630
Sot, në Qendrën e Menaxhimit të Krizave (e Premte, 11.12.2020), u mbajt seanca e shtatë e Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza (që nga shpallja e gjendjes krizë). Me Shtabin, që është organ operativ ekspert, që menaxhon me aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës, u udhëhoq nga u.d. Drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov.
Në seancë morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza. dhe disa nga të punësuarit e QMK. U rishikuan edhe masat e azhuruara të ndërmarra dhe aktivitetet e caktuara të institucioneve, në pajtim me Planin e Veprimit, i cili synon veprim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës në drejtim të parandalimit dhe menaxhimit të përhapjes së sëmundjes infektive "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV-2 ", Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës përmes masave dhe aktiviteteve të koordinuara në mënyrë gjithëpërfshirëse të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimit racional dhe efikas të burimeve kombëtare që janë në dispozicion.
Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme dhe po punon për të forcuar kapacitetin e Shtabit kryesorë për menaxhim të krizave në QMK dhe me bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori jo-qeveritar.
- Детали
- Посети: 583