Sot, 23.03.2017, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku realizoi takim me konsullin e Ambasadës Kanadeze në Beograd, përgjegjës edhe për Republikën e Maqedonisë, z. Frederik Lezur.
Në takim u bisedua për kompetencat dhe funksionet e QMK, me interes të veçantë në ballafaqimin e gjendjeve të krizave në periudhën e kaluar, gjegjësisht me krizën me emigrantët dhe përmbytjet që ndodhën vitin e kaluar. Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje të aktiviteteve të QMK.
- Детали
- Посети: 814
Sot, në hapsirat e Kinotekës në Karposh 3, Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza mr. Agron Buxhaku dhe përfaqësuesi i UNHCR-së në Republikën e Maqedonisë, Mohamed Arif, së bashku hapën ekspozitën e vizatimeve me titull "Ikje për një të nesërme më të mirë." Veprat e ekspozuara janë të çiftit sirian Shergo Musa dhe Nazli Abdu të krijuara gjatë qëndrimit të tyre me fëmijët e tyre në qendrën pranuese për tranzit Vinojug.
Hapja e ekspozitës në praninë e dy artistëve nga Siria, Përfaqësuesi i UNHCR-së në Shkup, z. Mohamad Arif theksoi: " Me këtë ekspozitë deshtëm të tregojmë vetëm një pjesë të vogël të talentëve të pasur dhe aftësi që refugjatët i sjellin në vende të tjera, kur ikin nga lufta. Refugjatët, me arsimin e tyre, aftësitë dhe diversitetin, mund të sjellin pasurim të vlefshëm të punës në çdo shoqëri. Mundësia që refugjatët e rritur për të punuar dhe për të krijuar është një segment shumë i rëndësishëm i mirëqenies së tyre, po aq e rëndësishme që fëmijët e refugjatëve të marrin arsimim pa mar parasysh se ku gjenden ata. Gjatë 18 muajve të fundit, së bashku me Qendrën për menaxhim me kriza dhe institucionet e tjera shtetërore dhe organizatat, kemi arritur shumë, por duhet të bëhet më shumë për të siguruar kushte më të mira jetësore për refugjatët që qëndrojnë në vend - jo vetëm kushte fizike, por edhe shërbime që do të përmirësojnë gjendjen e tyre mendore dhe emocionale. "
Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, z. Agron Buxhaku në fjalën e tij theksoi: "Vizatimet që do ti shikojmë sot tregojnë historinë e tyre të dhimbshme të trishtuar dhe prekëse, por edhe plot me zemërim dhe moskuptim, e ngjyrosur me ndjeshmëri poetike dhe trashëgimi artistike të qytetërimit të vjetër, një nga më të vjetërat në vend. Unë do të jemë i lumtur nëse mediat e pranishme sot këtu e mbulojnë dhe informojnë për këtë ngjarje: ti kundërshtohemi ksenofobisë dhe urrejtjes që dominojnë kohëve të fundit në lajme dhe në mendjen e publikut me art, humanizëm dhe mirësi. Kjo është mënyra më e mirë për të ndihmuar Sheros dhe Nazli, familjes së tyre, qytetarëve dhe gjithë refugjatëve në botë, të jenë të sigurt, të ndihen të mirëpritur në Maqedoni, Evropë, dhe në të gjithë botën, "tha në fund z. Buxhaku.
Ekspozita mund të vizitohet deri më 25 janar, 2017 në Kinotekën në Karposh 3 (rr. Nikolla Rusinski nr. 1, Shkup). Ekspozita është organizuar nga Përfaqësia e UNHCR-së në Shkup dhe Qendra për menaxhim me kriza, kurse piktore akademike është Maja Stefanovska.
- Детали
- Посети: 771