Më 2 prill 2019 në Qendrën për menaxhim me kriza u realizua vizitë nga studentët Fakultetit për Siguri - Shkup dhe prodekani i Fakultetit të Shkencës dhe Zhvillim, Doc. dr. Marjan Gjurovski. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Z. Agron Buxhaku, në fjalën e tij hyrëse përshëndeti studentët dhe shkurtimisht i njoftoi me funksionet dhe kompetencat e Qendrës.

Gjatë vizitës studentëve u prezantua funksionimi i Qendrës dhe Sistemi për menaxhimin e krizës, dhe patën mundësi të njihen edhe me projektin "Gjenerata e ardhshme e sistemit për komandim dhe menaxhim me incidentet " (NICS), e cila është duke u implementuar në kuadër të programit të NATO-s - Shkenca për paqe dhe siguri ( NATO SPS).

Studentëve i'Ju mundësua edhe një vizitë e shkurtër në Sektorin për operacione dhe koordinim në mënyrë që të njoftohen me kompetencat e sektorit dhe punën e Qendrës kujdestare operative të QMK.

Sipas konkluzionit të seancës së 11-të të Komitetit Drejtues, sot në Qendrën për menaxhim me kriza, u mbajt takim me organin operativ koordinues për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Në këtë organ koordinues marrin pjesë personat e nominuar nga institucionet kompetente që kanë aktivitete në lidhje me zjarret në pyje. Morën pjesë përfaqësues të Qendrës për menaxhim me kriza, MPB-BSP, ARM, Policia Pyjore, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, DPHM, Inspektorati shtetëror për gjueti, NP Pyjet kombëtare, NP e kullotave dhe komandanti i BPMZ e Qytetit të Shkupit.

Në takim u diskutua për aktivitetet të cilët në të kaluarën janë marrë nga institucionet, si dhe për dobësitë е zakonshme me të cilat përballen institucionet e Sistemit për menaxhimin e krizave gjatë ballafaqimit me zjarret në terren. Në mënyrë për të tejkaluar ato, në të ardhmen do të miren masa dhe veprime për koordinimin në kohë dhe ballafaqim efikas me zjarret në pyjeve.

 

Më 18 mars 2019 (e hënë) duke filluar nga ora 13.00 u mbajt takim i rregullt pune koordinues në shtabin regjional për menaxhim me kriza - Prilep në hapsirat e Qendrës rajonale për menaxhim me kriza – Prilep, me përfaqësuesit e subjekteve të sistemit për menaxhim me kriza në fushën e përgjegjësisë nga ana e QRMK Prilep.

Për takim u propozua dhe u miratua axhenda e mëposhtme:

Shqyrtimi i konkluzioneve, masat dhe rekomandimet e Komitetit Drejtues gjegjësisht zbatimi i tyre në nivel lokal nga subjektet kompetente.

Shqyrtim-vlerësimi i rreziqeve të mundshme dhe rreziqet të cilat mund të lindin në të ardhmen, dhe që mund të rezikojnë pronën, shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe kafshëve, të cilat do të shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, katastrofat teknike dhe teknologjike, epidemitë karantine dhe sëmundjet e tjera te njerëzit dhe kafshët si dhe degradimi i shkallës më të madhe dhe shkatërrimin e mjedisit me referencë të veçantë të (zjarreve në hapsirë, përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm, valët e të nxehtit dhe rreziqeve të tjera )

Gjendja e parapërgaditjes e autoriteteve kompetente dhe mënyra e funkcionimit të tyre në ndonjë rrezik nga të gjitha rreziqet e përmendura më sipër dhe katastrofat.

Takimi u hap dhe u kryesua nga udhëheqësi i QRMK - Prilep të SHR Ilko Petkoski dhe nga të gjitha pikat e rendit të ditës kishte diskutime nga anëtarët e pranishëm të shtabit dhe përfaqësuesit e subjekteve të SMK.

Konkluzionet: Masat dhe rekomandimet e Komitetit Drejtues për të gjitha subjektet e sistemit për menaxhim me kriza në nivel lokal të zbatojnë në mënyrë të vazhdueshme dhe të dorëzojnë informacion për QRMK Prilep.

Në pikëm e dytë të rendit të ditës u konstatua se rreziqet më të mëdha dhe fatkeqësitë në këtë periudhë, në zonën e përgjegjësisë nga QRMK Prilep janë zjarret në hapsirë të hapur.

Rekomandim: Rekomandojmë NJVL Prilep, Dollneni dhe Krivogashtani të thërrasin Këshillat lokale për parandalim dhe gjithashtu të azhurojnë planet për mbrojtje dhe shpëtim dhe të plotësojnë dhe të trajnojnë njësitë të parashikura me të njëjtat dhe të dërgojnë informacion në QRMK Prilep me cfarë resurse është në dispozicion.

Në bazë të rekomandimeve dhe udhëzimeve të seancës së 11-të të Komitetit Drejtues, si dhe zbatimin e tyre përmes Qendrës për menaxhim me kriza sot në hapsirat e degën EP Bellasicë Strumicë u mbajt takim koordinues për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe zjarret në hapësirë të hapur.

Në takim u punua sipas axhendës mëposhtme:

 Rishikimi i procesverbalit të seancës së 11-të të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhimin e krizave, gatishmëria e subjekteve në rastet e zjarreve dhe marrja e masave për ballafaqim me të njëjtat.

Seanca u hap dhe u drejtua nga Shefi i QRMK Strumicë Millan Rusev, dhe morën pjesë përfaqësues nga NJVL-Vasilevë, Novo Sellë dhe Bosillovë, përfaqësues të NPK "Komuna" - Novo Sellë, NPK "Turija" -Vasillevë, NPK "Ograzhden" - Bosillovë Dega dega e EP "Bellasica" Strumicë, NP për kullotat dega Strumicë, Inspektorati shtetëror për bujqësi – Strumicë, Policia a pylltarisë Strumicë, SPM Strumicë, Stacioni i policisë Strumicë, DMSH Strumicë dhe NJTZ Strumicë.

Në seancë u miratuan këto përfundime:

1. Përmirësimi i komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit mes subjekteve përgjegjëse për ballafaqim me zjarret në pyje dhe në hapësirë të hapur.

2. NJR e MBPEU Strumicë dhe EP ,, Belasica ,, Strumicë të informojë publikun në mënyrë adekuate për ekzistencën e ndalimit mbi djegijen e kashtës si masë parandaluese për të mbrojtur nga dukuritë e zjarreve në pyje dhe pasojat e dëmit nga zjarret në pyje dhe parandalimin e tyre si dhe për ritjen e ndëshkimeve për shkaktimin e zjarreve sipas Ligjit për pyje.

3. Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë në koordinim me Inspektorit Shtetëror për pylltari dhe gjueti të marrin masa intensive për të parandaluar zjarret e shkaktuara nga djegia e kashtës si dhe kontrollet më të mëdha në terren në periudhën e ardhshme të verës.

4. NP e Kullotave Strumicë dhe inspektori shtetëror për pylltari dhe gjueti të njoftojnë përdoruesit e kullotave dhe bazar e gjuetisë për një nevojë të mundshme për përfshirjen e tyre në mbrojtje parandaluese kundër shfaqjes së zjarrit.

5. Të gjitha subjektet në Sistemin për menaxhim me kriza të informojnë punonjësit për mundësinë e përdorimit të numrit falas 195 në raste nëse vërejnë ndonjë zjarr.

6. Kryetari i shoqatës së pronarëve të pyjeve private të përgatisin dhe të paraqesin një listë të numrave të telefonit të pronarëve të pyjeve private për të koordinuar gjatë paraqitjes së zjarreve në pyjet private.

7. Përgatitja e listës të kontakteve të personave dhe institucioneve që do të informohen në rast të zjarreve pyjore dhe zjarreve në hapsirë të hapur.