Në periudhën prej një deri katër (1-4) mars të vitit 2022, drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov, ndodhet në vizitë pune në Gardën Kombëtare të Vermontit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Qëllimi i vizitës ishtë shkëmbimi i përvojave dhe informacioneve rreth mënyrës se si funksionon menaxhimi i krizës në shtetin federal amerikan të Vermontit dhe Menaxhimit Federal të Krizave të SHBA-së, me qëllim që të përfshihen përvojat e tyre në sistemin e menaxhimit të krizave dhe sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në sistemin për komandim gjatë incidenteve
Në takimet e punës morën pjesë edhe udhëheqësi i Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar të QMK-së, Dr. Urim Vejseli, Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti dhe udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim Civilo-Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes Toni Petreski, dhe në disa takime mori pjesë edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ARMV-së, gjenerallejtënant Vasko Gjurçinovski së bashku me kolonelin Vasko Kokolanovski dhe kolonelin Lulzim Nuredini.
Takimet e punës me diskutime për bashkëpunimin ushtarako-civil gjatë emergjencës dhe krizave dhe zhvillimin e skenarëve të ndryshëm të reagimit ndaj katastrofave u kryesuan nga komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit Gjeneral Gregory Knight ( Gregori Najt) dhe morën pjesë Drejtori i Agjencisë për menaxhim ndaj emergjencave të Vermontit Erica Bornemann ( Erika Borneman), Koordinatori federal i gatishmërisë për emergjencat, Daniel C. Mc Elhinney ( Daniel Mek Elhini) dhe zyrtarë të tjerë të Gardës Kombëtare të Vermontit.
Në kuadër të të gjitha aktiviteteve, u realizua takim me kryetarin e komunës së Berlingtonit, kryeqyteti i Vermontit, si dhe vizitë në Njësinë e Zjarrfikësve të Berlingtonit.