Sot (27.01.2021) u.d. Drejtori i QMK, Stojançe Angellov, mori pjesë në promovim të ekspozitës në Ohër për donacion të pajisjeve dhe automjeteve të specializuara të Bashkimit Evropian për kërkim dhe shpëtim të viktimave në terrene të vështira në kushte dimrore. Ai në mënyrë të drejtpërdrejt u njoftua me mundësitë teknike të pajisjeve dhe automjeteve, së bashku me të gjithë të pranishmit në ngjarje, ku ata shkëmbyen mundësi dhe përvoja që janë pjesë e menaxhimit modern, si dhe ballafaqim me situatat e rrezikshme të shpëtimit të jetës.
Donacioni është realizim i projektit "Mundësi të reja për turizëm të sigurt aventuresk dimëror" i financuar nga Bashkimi Evropian, përmes IPA2 Programit për bashkëpunim ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, e zbatuar nga Kryqi i Kuq Ohër, komuna e Ohrit dhe Debërcës nga Maqedonia e Veriut dhe komuna e Gramshit nga Shqipëria dhe Klubi i Alpinizmit "PATAGONIJA - Ohër".
Me projekte të tilla bashkëpunimi, përveç rritjes së ndërgjegjësimit dhe trajnimit për ndërhyrje, gatishmëria teknike për veprim më efektiv në situata kur jeta e njerëzve duhet të shpëtohet ngrihet në një nivel më të lartë dhe më modern.
Në ngjarje morën pjesë Z. Sasho Toçkov, Kryetar i Kryqit të Kuq Ohër, Z. Goran Milevski, Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, NE Dejvid Gir, Ambasadori i BE-së në R.Maqedonisë së Veriut, Z. Zoran Nogaçeski - Kryetar i Komunës së Debërcës, Z. Konstantin Georgjievski, Kryetar i Komunës së Ohrit dhe Z. Klodijan Taçe, Kryetar i Komunës së Gramshit, Shqipëri.
Sot në botën moderne është pranuar realiteti se të gjitha aktivitetet në turizmin alternativ dhe aventuresk dhe qëndrim në natyrë përfshijnë një shkallë të caktuar të rrezikut. Turistët, si dhe të gjithë adhuruesit e qëndrimit aktiv dhe pushimeve në natyrë i pranojnë këto rreziqe në mënyrë që të shfrytëzojnë përfitimet e një aktiviteti të veçantë. Një botë pa rreziqe nuk ekziston dhe ndoshta nuk do të ekzistojë kurrë, por kjo nuk do të thotë që në turizëm dhe në natyrë rreziqet mund të injorohen ose neglizhohen. Turistët dhe adhuruesit e qëndrimit aktiv dhe të pushimit në natyrë vendosin për situata të rrezikshme, por duan të kalojnë në përvojën e re pa pasoja për sigurinë e tyre ose shëndetin fizik dhe mendor. Pranimi i ekzistimit të rreziqeve nuk do të thotë të injorosh rrezikun ose të mos marrësh masat e duhura për të zgjidhur situatat e rrezikshme dhe për të eleminuar pasojat. Kjo është arsyeja pse ekzistojnë procedura standarde operative për menaxhimin e rrezikut në turizmin aventuresk, që është pjesë e krijimit të një algoritmi të përshtatshëm të procedurave ose procedurave të punës, të cilat zakonisht janë pjesë e planit të situatave urgjente. Në mënyrë që e gjithë kjo të përfundojë në mënyrë parandaluese dhe realiste në terren në rast të situatave të padëshiruara, nevojiten pajisje dhe automjete të përshtatshme, me të cilat në mënyrë më efikase do të ballafaqohen subjektet të sistemit për menaxhim me kriza në situata të tilla.