Qendra për menaxhim me kriza, QMK, merr pjesë aktive dhe gjithëpërfshirëse në aktivitetet e vazhdueshme për përmirësimin e Sistemit për menaxhim me kriza, SMK, në vend me të gjitha subjektet e saj.
Në përputhje me atë aktivitet të vazhdueshëm të QMK, u.d. Drejtori Stojançe Angellov, mori pjesë dhe u njoftua me aktivitetet e deritanishme në seancën e pestë të Grupit punues mes-resorik për implementimin e detyrave nga pjesa e projekt procesverbalit të Seancës së njëqind e njëzet e katërt të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur në Shtëpinë e Armatës në Shkup (më 28.12.2020).
Në pajtim me drejtimin e pjesës së nxerur, në seancë u shqyrtuan dhe u përcaktuan punët në kontekst me qëllim zhvillimin e zgjidhjeve normative për përmirësimin e Sistemit për menaxhim me kriza dhe Mbrojtjes dhe shpëtimit, të cilat do të përfshinin integralisht funksionimin e ardhshëm të njësive territoriale të zjarrfikësve.