Presidenti Stevo Pendarovski sot priti ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Gjeneral Lejtnant Vasko Gjurçinovski dhe drejtorin e Qendrës për Menaxhimin me Krizat, Stojançe  Angellov.
Në takim, u shkëmbyen informacione mbi situatën aktuale me Kovid-19 dhe masat dhe aktivitetet e autoriteteve kompetente për të luftuar pandeminë.

 

Ministri Filipçe informoi për gjendjen aktuale të të sëmurëve dhe të vdekurve nga koronavirusi, për kapacitetet dhe burimet e disponueshme, si dhe për parashikimet për funksionimin e sistemit shëndetësor në vend gjatë periudhës së ardhshme. Ai shpalosi vendimet e fundit të Qeverisë për të miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive për masa shtrënguese shtesë në periudhën nga 18 dhjetor deri më 20 janar. Ministri Filipçe gjithashtu iu referua bashkëpunimit dhe mbështetjes që autoritetet shëndetësore marrin nga Armata në kontekstin e riorganizimit të spitaleve në vend për pritjen e pacientëve të infektuar dhe qytetarëve tanë.

Gjeneral-lejtnanti Vasko Gjurcinovski iu referua pjesëmarrjes së ushtrisë në ballafaqimin me koronavirusin dhe theksoi se angazhimi i Armatës për të ndihmuar institucionet në parandalimin e përhapjes së Kovid-19 po vazhdon sipas dinamikës dhe planit të planifikuar. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm informoi për masat specifike, mënyrën e angazhimit dhe përdorimin e burimeve të nevojshme të Armatës, të cilat kryhen në bazë të kërkesave dhe planeve operative të Shtabit të Përgjithshëm.

Drejtori i QMK-së, Stojance Angelov informoi për punën e Shtabit të Përgjithshëm për menaxhimin e krizave në QMK, për masat e marra dhe aktivitetet e deritanishme të institucioneve në ballafaqimin e pandemisë dhe mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
Ai theksoi se përparësia e tyre është përdorimi racional dhe efikas i burimeve të disponueshme kombëtare, në përputhje me Planin e Veprimit për veprim më gjithëpërfshirës kundër përhapjes së Kovid-19. Drejtori Angellov gjithashtu informoi për forcimin e kapaciteteve të Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave, me pjesëmarrjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nga sektori joqeveritar.

 

Presidenti Pendarovski, duke vlerësuar se situata me koronavirusin në vendin tonë, si dhe kudo në Evropë, është jashtëzakonisht serioze, bëri thirrje për përgjegjësi dhe përkushtim akoma më të madh në punën e institucioneve kompetente. Ai theksoi nevojën për koordinim dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha institucioneve përkatëse të përfshira në aktivitete kundër përhapjes së koronavirusit, si dhe në ballafaqimin e pasojave të shkaktuara nga Kovid-19.

Publikimi është marrë nga faqja zyrtare e Presidentit të RMV Stevo Pendarovski