Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza (e enjte, 10.12.2020), përmes video konferencës, u.d. drejtori i QMK, Stojançe Angellov, realizoi takim me Udhëheqësin e Departamentit për Siguri Publike dhe Mbështetje të komuniteteve të OSBE-së, Juri Smolek, i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në RMV.

Në takim u diskutua për menaxhimin e pandemisë dhe për çështje tjera aktuale të menaxhimit të gjendjes së krizës . Pastaj u theksua se OSBE mbështet përpjekjet e QMK në këtë drejtim dhe vazhdon të koordinojë bashkëpunimin dhe ndihmën e ndërsjellë në fushën e menaxhimit të krizave edhe në të ardhmen.