Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza (e hënë, 30 nëntor 2020), u mbajt seanca e pestë e Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza në QMK përmes video konferencës . Shtabi është një organ ekspert operativ që menaxhon me aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës.

Me seancën e Shtabit kryesor udhëhoqi, u.d. drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov, nga zyra e tij, kurse në video konferencë morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza të emëruar në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza. Në seancë, përveç situatës në vend në departamente të ndryshme, u rishikuan aktivitete të caktuara të institucioneve, si dhe udhëzime për sigurimin e informacionit të vlefshëm për qytetarët dhe parandalimin e përhapjes së dezinformatave. Ajo ka për qëllim një veprim më të gjerë dhe më gjithëpërfshirës drejt parandalimit dhe trajtimit të përhapjes së sëmundjes infektive "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV-2", mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së popullatës përmes masave të koordinimit gjithëpërfshirës dhe aktiviteteve të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimin racional dhe efikas të burimeve kombëtare në dispozicion. Në të njëjtën kohë, u vendos që të krijohet një Qendër e përbashkët Mediash në Shtabin kryesorë për menaxhim me kriza, me qëllim të informimit të koordinuar të vazhdueshëm për publikun për aktivitetet që dalin nga Plan veprimi i përgatitur nga Qendra për menaxhim me kriza, që është drejtpërdrejt në parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV-2" që rrezikon sigurinë dhe shëndetin e popullatës.Qendra e Menaxhimit të Krizave është në seancë të vazhdueshme dhe po punon për të forcuar kapacitetin e Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza në QMK dhe me bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori jo-qeveritar.