Sot, në Qendrën për menaxhim me kriza (e hënë, 30 nëntor 2020), u mbajt seanca e dytë e Grupit për Vlerësim në QMK.
Seanca u udhëhoq nga u.d. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Stojançe Angellov, kurse morën pjesë edhe përfaqësuesit e subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza të emëruar në përputhje me Ligjin për menaxhim me kriza.
Sipas agjendës, u bë një propozim për Komitetin Drejtues për koordinim në Sistemin për menaxhim me kriza, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut që të paraqesë një propozim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të vazhduar shpalljen e gjendjes krizë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të mbrojtur shëndetin publik. në rast pandemie e shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nga sëmundja ngjitëse "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CoV-2" dhe për të parandaluar përhapjen e saj në një masë në rritje që rrezikon sigurinë e shëndetit publik, dhe data e mundëshme duhet këto ditë të jetë e konfirmuar.
Në të njëjtën kohë, institucionet në Sistemin për menaxhim me kriza të vazhdojnë me aktivitetet në përputhje me Plan veprimin për parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së sëmundjes infektuese, dhe në përputhje me planin e koordinuar për veprim, të miratuar në Seancën e dytë të shtabit kryesorë për menaxhim me kriza.