Sot, në Qendrën për menaxhimit të kriza (e hënë, 23.11.2020), u mbajt një seancë e Shtabit kryesorë për menaxhim me Kriza në QMK, tani në një përbërje të reduktuar, e cila është një organ operativ i ekspertëve që menaxhon me aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizë.
Seanca e Shtabit kryesorë u udhëhoq nga U.D. Drejtori i Qendrës, Stojançe Angellov, dhe morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza. Janë përcaktuar forcat dhe mjetet me të cilat Armata do të ofrojë mbështetje për Ministrinë për punë të brendshme dhe Ministrinë e shëndetësisë , në pajtim me Plan veprimin dhe Ligjin për Menaxhim me kriza. Kjo është në kontekstin e nevojës për pjesëmarrje të një pjese të Armatës, në pajtim me rishikimin strategjik mbrojtjës, i cili është realizuar me propozim të Komitetit Drejtues pas punës së Shtabit të përgjithshëm për menaxhim me kriza në QMK, i cili është një vazhdim i vlerësimit të Grupit për vlerësim. Në seancën në QMK, konkretisht u përcaktua lloji dhe numri i forcave dhe kapaciteteve të njësive të Armatës, qëllimi dhe detyrat për të cilat kërkohet, si dhe kohëzgjatja e aktiviteteve konkrete dhe angazhimet e njësisë së armatës.
Mirëpo, Plan veprimi gjithëpërfshirës i përgatitur nga Qendra për menaxhim me kriza është në drejtim të drejtpërdrejt në parandalimin dhe menaxhimi me përhapjen e sëmundjes ngjitëse "COVID-19" të shkaktuar nga virusi "SARS-CcV-2" dhe ka pasqyrë për burimet teknike njerëzore dhe materiale të disponueshme dhe plan veprim të koordinuar.
Qëllimi është parandalimi dhe menaxhimi i përhapjes së sëmundjes infektive "COVID-19" të shkaktuar nga virusi "SARS-CcV-2", mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës përmes masave dhe aktiviteteve të koordinuara në mënyrë gjithëpërfshirëse të subjekteve në Sistemin për menaxhim me kriza, si dhe përdorimi racional dhe efikas i burimeve kombëtare që janë në dispozicion. Sigurisht, me Plan veprimin, u përcaktuan edhe aktivitetet e institucioneve për periudhën e ardhshme.
Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme dhe po punon për të forcuar kapacitetin e Shtabit kryesorë për menaxhim me kriza në QMK dhe me bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori jo-qeveritar.