Në pajtim me vendimin për gjendje krizë, sot në Qendrën për menaxhim me kriza (21.11.2020), u mbajt  seanca e Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhimin e Krizave në QMK, i cili është një organ operativ që menaxhon me aktivitetet për parandalimin dhe menaxhimin e situatave të krizës .


Me Shtabin e Përgjithshëm udhëhoqi Drejtori i Qendrës, Ushtrues i Detyrës, Stojançe Angellov, dhe morën pjesë përfaqësues të subjekteve në Sistemin e menaxhimit të krizave të emëruar në pajtim me Ligjin për menaxhim me kriza.

Së pari, u rishikua dhe u miratua Draft Plani i Veprimit gjithëpërfshirës  i përgatitur nga Qendra për menaxhim me kriza, që është drejtpërdrejt në parandalimin dhe menaxhimin e përhapjes së sëmundjes ngjitëse "COVID-19" e shkaktuar nga virusi "SARS-CcV-2"  dhe rishikimi për burime e disponueshme njerëzore dhe materiale - teknike dhe një plan për veprim të koordinuar.
 

Qëllimi është parandalimi dhe menaxhimi i përhapjes së sëmundjes infektive "COVID-19" i shkaktuar nga virusi "SARS-CcV-2", mbrojtja e shëndetit dhe jetës së popullatës përmes masave dhe veprimtarive të koordinuara në mënyrë gjithëpërfshirëse të subjekteve në Sistemin e menaxhimit të krizave, si dhe përdorimi racional dhe efikas i burimeve kombëtare që janë në dispozicion. Ky Plan i Veprimit është miratuar për shkak të zbatimit të koordinuar të masave për menaxhimin e situatës së krizës.

Njëkohësisht, u përcaktuan edhe aktivitetet e institucioneve për periudhën e ardhshme.
Qendra për menaxhim me kriza është në seancë të vazhdueshme dhe po punon për të forcuar kapacitetin e Shtabit të Përgjithshëm për Menaxhim me kriza në QMK dhe me bashkëpunëtorë të jashtëm nga sektori joqeveritar, përmes Këshillit për zhvillimin civil në relacion nga fusha e të drejtave të njeriut.