Me 14.09.2009 me rastin e Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, si pjesë e fushatës "Padituria jote kushton jetë", dhe në përputhje me fushatën e Komunës së Strumicës për një qytet të kujdesshëm, Kryqi i Kuq i Maqedononisë së veriut – organizata komunale Strumicë, në bashkëpunim me SPM Strumicë, DMSH, NJTZ, QRMK dhe ISHP - Qendra Shëndetësore Strumicë organizon stërvitje demonstruese për evakuim dhe shpëtim nga automjetet në aksident trafiku.
Stërvitja u zhvillua në qendër të qytetit në kryqëzimin përpara Qendrës Tregtare Global. Qëllimi i ushtrimit ishte të përkujtohen qytetarët që të gjithë duhet të dinë si të marrin ndihmën e parë, sepse padituria mund të kushtojë jetë.