Më 25 dhe 26 korrik, në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt punëtori për miratimin e dizajnit konceptual të Sistemit për thirrje emergjente E-112.
I gjithë aktiviteti është në kuadër të projektit të iniciuar të Qendrës për menaxhim me kriza për krijimin dhe zbatimin e numrit europian për thirje emergjente E-112 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Me miratimin e dizajnit konceptual të Sistemit për thirrje emergjente E-112 do të diskutohet për:
- Procesi themelor i përpunimit të të dhënave të sistemit,
-Arkitektura sistematike për E-112,
- Funksionet e sistemit që janë të rëndësishme për organizatat dhe përdoruesit,
- Marrja e thirrjeve dhe krijimi i incidenteve,
-Menaxhimi me incidente,
- Përgatitja e subjekteve që do të jenë përdorues të sistemit dhe detyrat dhe përgjegjësitë e subjekteve pjesëmarrëse dhe përdoruesve si dhe
- karakteristika tjera të paraqitura dhe gjendje tjera.
Në punëtori marrin pjesë përfaqësuesit përgjegjës dhe të përzgjedhur nga subjektet – përdorues të sistemit të E-112, siq janë Qendra për menaxhim me kriza, Ministria e punëve të brendshme, përfaqësues nga Qyteti i Shkupit në emër të Brigadave për Mbrojtje nga zjarret dhe Ministria e Shëndetësisë.
Punëtoria u organizua nga përfaqësuesit e kompanisë hungareze ''Bonumstrat Consulting'', e cila u zgjodh si ofertuesi më i volitshëm në tenderin publik ndërkombëtar për përgatitjen dhe organizimin e zbatimit të E-112 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.