Në kuadër të bashkëpunimit të vendosur trepalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është zbatimi i "Programit për bashkëpunim rajonal në fushën e menaxhimit të situatave emergjente dhe gjendjeve të krizës", në datën 26.06.2019 në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt takim pune mes menaxherëve të lartë Z. Agron Buxhaku - drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza dhe Z. Fadil Kodra - drejtor i Agjencisë për menaxhimin e emergjencave civile të Republikës së Kosovës. Organizuar nga udhëheqësi i grupit punues trepalësh Z. Urim Vejseli, në këtë takim morën pjesë edhe anëtarët e tjerë të grupit punues trepalësh të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga TURM Solutions - Gjermani: Z. Ortwin Neuschwander - Drejtor dhe Z. Feliks Vainik – Menaxher ndërkombëtar për shitje, kurse nga Ministria e punëve të brendshme e Austrisë morën pjesë Z. Robert Stocker - Udhëheqës i sektorit për menaxhimin e krizave dhe fatkeqësive. Ata prezantuan platformën KATWARN e cila shërben për të informuar popullatën në lidhje me ngjarjet e ndodhura dhe aksidentet në mënyrë që të bëhet parandalim më efikas. Kjo platformë është zbatuar në Gemanija, Austri dhe vende të tjera evropiane që paraqet një sistem të sigurt për informim të saktë në raste eventuale për paralajmërim dhe kërcënim për popullsinë.
Njëkohësisht u prezantuan edhe mundësitë e reja për të gjetur mbështetje në zbatimin e Programit nga ana e znj. Birgit Moller, eksperte e integruar që është e angazhuar në Qendrën për menaxhim me kriza, e cila i referohet masave në fushën e parandalimit, paralajmërimit të hershëm dhe menaxhimit me kriza; sigurmin e ndihmës në mallrat materiale, potencialin njerëzor, ekspertët në fusha të caktuara dhe forma të tjera për ndihmë në ballafaqimin e situatave emergjente; ndihmë gjatë komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit për mbledhjen, analizimin dhe shkëmbimin e informacioneve; trajnimi i personelit; planifikimin dhe kryerjen e ushtrimeve të përbashkëta; planifikimin, pjesëmarrjen dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta.
Në takim është theksuar se projektet e përbashkëta paraqesin një mekanizëm efektiv për promovimin e udhëheqjes rajonale, bashkëpunimin, mentorimin dhe forcimin e besimit rajonal. Më këtë sigurohet një mundësi e shkëlqyeshme për të identifikuar qasje të reja dhe mundësi për ekspertë rajonalë në fushën e menaxhimit të krizave.