Prej 20-23 maj, në Shtëpinë e ARM në Shkup po mbahet Punëtori për avancim të vazhdueshëm e planifikuar me programën Civil Military Emergency Preparedness (CMEP). Kjo ngjarje është një vazhdim i bashkëpunimit të gjatë të frytshëm dypalësh midis Republikës së Maqedonisë së veriut dhe Shteteve të Bashkuara në segmente të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes.
Ky punëtori është e pari nga një sërë puntorish në fushën e menaxhimit të krizave të parashikuara për vitin 2019 me Programin e Bashkëpunimit Ushtarak Civil (CMEP) ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë për Mbrojtjen e sigurisë së SHBA-së, përkatësisht me Korpusin Inxhinierik të Armatës së SHBA-së (US Army Corps of Engineers).
Qëllimi i kësaj punëtorie, ku së bashku me angazhimin tonë tejet serioz dhe të sinkronizuar, në bazë të një analize të kryer dhe evaluimit të ushtrimit të vitit të kaluar TTX " Përgjigje gjithëpërfshirëse - Vodno 2018", përmes identifikimit të pjesëve të mira dhe të fushave që duhen të përmirësohen, në vazhdimësi t'i avansojmë kapacitetet ushtarake kombëtar - civile / aftësitë dhe koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional ballafaqimin me fatkeqësitë natyrore ose të bëra nga njeriu, gjegjësisht të tejkalohet dobësi dhe mangësi të caktuara dhe të ndërtohen dhe të ruhen aftësitë bazë për menaxhim të suksesshëm në rast të emergjencës dhe situatave të krizës, duke përfshirë përmirësimin e kuadrit ligjor dhe procedurat standarde operative, përmirësimet e planeve për aktivitetet trajnuese të parashikuara për edukimin dhe trajnimin e kapaciteteve njerëzore dhe moderinizimin e pajisjeve.