Më 2 prill 2019 në Qendrën për menaxhim me kriza u realizua vizitë nga studentët Fakultetit për Siguri - Shkup dhe prodekani i Fakultetit të Shkencës dhe Zhvillim, Doc. dr. Marjan Gjurovski. Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Z. Agron Buxhaku, në fjalën e tij hyrëse përshëndeti studentët dhe shkurtimisht i njoftoi me funksionet dhe kompetencat e Qendrës.
Gjatë vizitës studentëve u prezantua funksionimi i Qendrës dhe Sistemi për menaxhimin e krizës, dhe patën mundësi të njihen edhe me projektin "Gjenerata e ardhshme e sistemit për komandim dhe menaxhim me incidentet " (NICS), e cila është duke u implementuar në kuadër të programit të NATO-s - Shkenca për paqe dhe siguri ( NATO SPS).
Studentëve i'Ju mundësua edhe një vizitë e shkurtër në Sektorin për operacione dhe koordinim në mënyrë që të njoftohen me kompetencat e sektorit dhe punën e Qendrës kujdestare operative të QMK.