Sipas konkluzionit të seancës së 11-të të Komitetit Drejtues, sot në Qendrën për menaxhim me kriza, u mbajt takim me organin operativ koordinues për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret. Në këtë organ koordinues marrin pjesë personat e nominuar nga institucionet kompetente që kanë aktivitete në lidhje me zjarret në pyje. Morën pjesë përfaqësues të Qendrës për menaxhim me kriza, MPB-BSP, ARM, Policia Pyjore, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, DPHM, Inspektorati shtetëror për gjueti, NP Pyjet kombëtare, NP e kullotave dhe komandanti i BPMZ e Qytetit të Shkupit.

Në takim u diskutua për aktivitetet të cilët në të kaluarën janë marrë nga institucionet, si dhe për dobësitë е zakonshme me të cilat përballen institucionet e Sistemit për menaxhimin e krizave gjatë ballafaqimit me zjarret në terren. Në mënyrë për të tejkaluar ato, në të ardhmen do të miren masa dhe veprime për koordinimin në kohë dhe ballafaqim efikas me zjarret në pyjeve.