Në bazë të rekomandimeve dhe udhëzimeve të seancës së 11-të të Komitetit Drejtues, si dhe zbatimin e tyre përmes Qendrës për menaxhim me kriza sot në hapsirat e degën EP Bellasicë Strumicë u mbajt takim koordinues për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret dhe zjarret në hapësirë të hapur.

Në takim u punua sipas axhendës mëposhtme:

 Rishikimi i procesverbalit të seancës së 11-të të Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhimin e krizave, gatishmëria e subjekteve në rastet e zjarreve dhe marrja e masave për ballafaqim me të njëjtat.

Seanca u hap dhe u drejtua nga Shefi i QRMK Strumicë Millan Rusev, dhe morën pjesë përfaqësues nga NJVL-Vasilevë, Novo Sellë dhe Bosillovë, përfaqësues të NPK "Komuna" - Novo Sellë, NPK "Turija" -Vasillevë, NPK "Ograzhden" - Bosillovë Dega dega e EP "Bellasica" Strumicë, NP për kullotat dega Strumicë, Inspektorati shtetëror për bujqësi – Strumicë, Policia a pylltarisë Strumicë, SPM Strumicë, Stacioni i policisë Strumicë, DMSH Strumicë dhe NJTZ Strumicë.

Në seancë u miratuan këto përfundime:

1. Përmirësimi i komunikimit, koordinimit dhe bashkëpunimit mes subjekteve përgjegjëse për ballafaqim me zjarret në pyje dhe në hapësirë të hapur.

2. NJR e MBPEU Strumicë dhe EP ,, Belasica ,, Strumicë të informojë publikun në mënyrë adekuate për ekzistencën e ndalimit mbi djegijen e kashtës si masë parandaluese për të mbrojtur nga dukuritë e zjarreve në pyje dhe pasojat e dëmit nga zjarret në pyje dhe parandalimin e tyre si dhe për ritjen e ndëshkimeve për shkaktimin e zjarreve sipas Ligjit për pyje.

3. Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë në koordinim me Inspektorit Shtetëror për pylltari dhe gjueti të marrin masa intensive për të parandaluar zjarret e shkaktuara nga djegia e kashtës si dhe kontrollet më të mëdha në terren në periudhën e ardhshme të verës.

4. NP e Kullotave Strumicë dhe inspektori shtetëror për pylltari dhe gjueti të njoftojnë përdoruesit e kullotave dhe bazar e gjuetisë për një nevojë të mundshme për përfshirjen e tyre në mbrojtje parandaluese kundër shfaqjes së zjarrit.

5. Të gjitha subjektet në Sistemin për menaxhim me kriza të informojnë punonjësit për mundësinë e përdorimit të numrit falas 195 në raste nëse vërejnë ndonjë zjarr.

6. Kryetari i shoqatës së pronarëve të pyjeve private të përgatisin dhe të paraqesin një listë të numrave të telefonit të pronarëve të pyjeve private për të koordinuar gjatë paraqitjes së zjarreve në pyjet private.

7. Përgatitja e listës të kontakteve të personave dhe institucioneve që do të informohen në rast të zjarreve pyjore dhe zjarreve në hapsirë të hapur.