Qendra për menaxhim me kriza dhe Universiteti "Nëna Terezë" në Shkup sot nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Drejtori i QMK-së, Mr. Agron Buxhaku dhe rektori i UNT, Prof. Dr. Azis Pollozhani, pas nënshkrimit, deklaruan se me memorandum krijohen kushte për bashkëpunim që është në interes të të dy institucioneve në sferën e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të kompetencave të QMK me studimet programore të UNT nga Shkupi.