Më 19 dhjetor, 2018 në Qendrën për menaxhim me kriza është mbajtur takim me zyrtarë të qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend në kuadrin e NATO-s.Takimi u mbajt me qëllim që të njoftohemi me aktivitetet aktuale në mënyrë që të zbatojë projektin "Brezi i ardhshëm i sistemit për komandim dhe menaxhimit me incidentet" (NICS - NIKS), e cila realizohet në kuadër të Programit të NATO-s - Shkencë për Paqe dhe Siguri (SPS). Takimi u drejtua nga z. Agron Buxhaku, Drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza.
Nga Z. Urim Vejseli, bashkë-drejtor i projektit për Republikën e Maqedonisë, u demonstruan mundësitë e pajisjes së web-bazuar të NICS, dhe njëkohsishtë ështe bërë edhe një prezantim i shkurtër mbi ecurinë e aktiviteteve për zbatimin e projektit në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon.
Në takim u diskutua për mënyrën e zgjidhjes për të siguruar zbatimin efektiv të projektit në vend, dhe nga ana e të pranishmëve është dhënë mbështetje në drejtim të zhvillimit të projektit dhe zbatimin e aktiviteteve të planifikuara të projektit.
Takimi u ndoq nga përfaqësuesit e mëposhtëm: Z. Tahir Hani, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Z. Stevo Pendarovski, koordinator kombëtar për përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO, Z. Ismet Ramadani, Kryetar i Këshillit Euro-Atlantik në Republikën e Maqedonisë, Koloneli Zoran Jankoviç, shef i Zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Shkup dhe znj. Maria de Benito Rodrigez, përfaqësuese e Misionit të OSBE-së në Shkup.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të tjerë të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, si dhe përfaqësues të Qendrës për menaxhim me kriza.