Në shtëpinë e ARM-së në Shkup. sot dhe nesër mbahet një stërvitje simulative për strategji kombëtare të Maqedonisë për luftën kundër armëve për shkatërrime masive (ASHM) Mburojë toksike - 2018. Qëllimi i ushtrimit simulativ është për të vlerësuar dhe të verifikojë efektivitetin e strategjisë së Maqedonisë për të luftuar ASHM dhe përbërësit e saj përbërës.
Në fjalim e tij me rastin e hapjes së ushtrimit, drejtori i qmk mr. Agron Buxhaku, duke shprehur mirënjohjen e tij në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mes tjerash theksoi:
"Kur është fjala për" Strategjinë për menaxhim me proliferimin e armëve për shkatërrime masive dhe mbrojtje nga kërcënimet KBRN ", ndoshta sot ne nuk do të kishim mundësi të flasim mbi këtë temë dhe më pak për trajnim sumulativ për evaluimin e të njëjtës, nëse R. Maqedonisë nuk ishte e përfshirë në Programin për lidhshmëri rajonale në parandalimin e përhapjes së ASHM e cila është realizuar me iniciativë të Qendrës rajonale për bashkëpunim të sigurisë - RAKVIAK, kurse në aspektin financiar dhe ekspert u mbështet nga Komanda e Armatës së SHBA për Europë (US EUCOM) dhe Agjencionit për mbrojtje dhe reduktim të kërcënimeve ( DTRA-së Defense Threat Reduction Agency), gjithashtu edhe nga SHBA.
Duke theksuar se "civilizimi modern është duke u përballur me sfida të mëdha dhe rreziqe, të cilat depërtojnë thellë në zonën e asimetrisë, paparashikueshmërisë dhe posedojnë potencial jashtëzakonisht të madh për të rrezikuar jetën dhe shëndetin e njerëzve, mjedisit jetësorë, pasurive dhe vlerave materiale, kulturore dhe burime të tjera. "Drejtori i QMK vuri në dukje se" për shkak të kompleksitetit të rëndë të sfidave bashkëkohore të sigurisë, është i domosdoshëm bashkëpunimi mes të gjithë aktorëve përgjegjës, si në nivel rajonal, kombëtarë ashtu edhe në nivel global. "
Në fund të fjalës së tij, Drejtori, mr. Buxhaku pjesëmarëzve të strërvitjes i uroi realizim të suksesshëm të objektivave të përcaktuara me këtë trajnim simulativ, suksese në shkëmbimin e përvojës dhe njohurive me përfaqësuesit e ekipit nga SHBA, si dhe njoftim të të gjitha gjërave që duhet të kyçen edhe më tej apo të pajtohen në korniza për zbatimin e Planit të Veprimit të Strategjisë! "
Përndryshe, me pranimin dhe zhvillimin e dokumenteve dhe detyrimeve ndërkombëtare, Republika e Maqedonisë konfirmon se është anëtare e përgjegjshme e Kombeve të Bashkuara dhe në vazhdueshmëri kontribuon në zbatimin e parimeve themelore për paqen, stabilitet dhe bashkëpunimin e sigurisë në botë.