Sot (19.09 / 2018), në Shtëpinë e ARM-së, Shkup, Drejtori i QMK-së Agron Buxhaku, Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Bekim Maksuti, së bashku me komandantin e Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral Stiven Krej, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, drejtori i Shtatmadhorisë së ARM-së, Gjeneral Major Zoran Mileski, drejtor i DMSH Adnan Xhaferoski si dhe zyrtarë të tjerë të lartë nga institucionet shtetërore dhe Zyra Ndërlidhëse e NATO-s në Shkup do të marrin pjesë në stërvitjen "Përgjigje Gjithëpërfshirëse Vodno 2018".

Pas përfundimit të vizitës zëvendës ministri i Mbrojtjes Maksuti, drejtori i QMK-së, Z. Buxhaku dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Vermontit, gjeneral Krej do të japin deklaratë për mediumet.

Stërvitja "Përgjigje Gjithëpërfshirëse Vodno 2018"paraqet stërvitje kombëtare - komandë në fushën e menaxhimit të krizës, që realizohet në periudhën prej datës 17-21.09.2018.

Ky aktivitet ushtrimi është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Korpusin inxhinierik të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (US Army Corpsof Engineers), dhe qëllimi është për të përmirësuar dhe rritur kapacitetin kombëtar dhe bashkëpunimin ndër-institucional gjatë menaxhimit nga katastrofat e shkaktuara nga natyra ose nga njeriu.