Qendra për Menaxhimin e Krizave merr pjesë në UE IPA programin për bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Greqisë 2014-2020 (IPA Cross Border Cooperation) 2014 – 2020 në projektin "Qendra e Integruar Operative për ofrimin e ndihmës humanitare" (Integrated Operations Center for Providing Humanitarian Assistance – HELP).
Përveç Qendrës, në këtë projekt morën pjesë edhe përdorues tjerë:
- Instituti i Arsimit Teknologjik i Maqedonisë Qendrore (TEICM) - Departamenti i Inxhinierisë Mekanike, R. Greqisë (bartësi kryesor i projektit).
- Ministria e Punëve të Brendshme dhe Reforma Administrative, R. Greqisë.
- Qendra për zhvillimin e rajonit planor Juglindor - Strumicë, R. Maqedonisë.
- Ekipi i shpëtimit grek (HRT), R. Greqisë.
Objektivat:
Projekti HELP synon të rrisë kapacitetin dhe gatishmërinë e ndihmës humanitare në zonën ndërkufitare për parandalimin efektiv dhe efikas, zbutjen dhe menaxhimin e rreziqeve të fatkeqësive.
Në përputhje me aktivitetet e projektit, objektivat kryesore të projektit janë:
-Përmirësimi i njohurive operacionale të stafit që marrin pjesë në aktivitetet e menaxhimit të krizave.
- Përmirësimi i nivelit të përputhshmërisë dhe bashkëpunimit në të dy vendet gjatë krizës.
- Pjesëmarrja aktive e aktorëve socialë në aktivitetet e menaxhimit me kriza me qëllim të maksimizohen nivelet të ndërgjegjësimit dhe reagimit të tyre
Rezultatet kryesore:
- Dizajni dhe zbatimi i infrastrukturës mobile për menaxhim me kriza
- Qendra e Komandimit, Kontejneri i lëvizshëm C4I
- Ndihma e parë
- Plani i Menaxhimit të Krizave
- Zhvillimi i protokolleve dhe planeve të përbashkëta të veprimit për bashkëpunimin ndërkufitar midis Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë në ngjarjet e krizës
- Rrjeti i bashkëpunimit ndërkufitar.
Në përputhje me aktivitetet e projektit, u mbajt një takim fillestar me Seres, Republika e Greqisë më datën 29.05. 2018, ku morën pjesë të gjithë partnerët e projektit, duke përfshirë përfaqësuesit e njësisë së projektit nga Qendra për menaxhim me kriza. Në takim u prezantuan aspektet e projektit dhe plani i veprimit, protokollet për bashkëpunim të ardhshëm mes përdoruesve dhe menaxhimit të projektit.