Në Akademinë ushtarake në kazermën "Goce Dellçev" në Shkup, sot u hap shkolla ndërkombëtare verore "Menaxhimi në kushte të krizave të migrantëve" e cila do të zgjasë deri më 24 qershor. Organizatori është Fakultetit filozofik në Shkup, së bashku me Fakultetin e kriminalistikës, kriminologjisë dhe të studimeve të Sigurisë nga Sarajeva dhe shkollës së Velika Goricës. Krahas dekanëve të fakulteteve që organizojnë ngjarjen në këtë hapje u drejtun edhe Zëvendës Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, rektori i universitetit Kirili dhe Metodi Nikolla Jankulovski, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza Agron Buxhaku dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Adnan Xhaferoski.
Gjatë modulit të parë, drejtor i QMK, mr. Agron Buxhaku para pjesëmarrësve të shkollës kishte një ligjeratë me temë "Ndikimi me Impakt Socialo- ekonomik dhe kulturor të globalizimit për migracionin"