Sot në datën 27.04.2018 , në Qendrën për menaxhim me kriza u mbajt seanca e Komitetit Drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhimin e krizave, me këtë rend dite:
1.Informim për gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Maqedonisë në rast të paraqitjes së zjarrit, nevoja për të marrë masa urgjente për ballafaqim me të njëjtat gjatë paraqitjes së tyre dhe përgatitje për plan urgjent të aktiviteteve;
2.Rishikim i procesverbalin të mbledhjes së Grupit për vlerësim, të mbajtur më 27.04.2018, në lidhje me propozimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në zonat e kufirit jugor dhe kufirit verior të Republikës së Maqedonisë;
Sa i përket pikës së parë të rendit të ditës, u sollën konkluzionet e mëposhtme:
- Qendra për Menaxhimin e Krizave, në afat më të shkurtër të formojë trupin operativ - koordinues për mbrojtjen e pyjeve kundër zjarreve në periudhën e ardhshme, me përfaqësues nga Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së Ujërave, Ministrisa e transportit dhe lidhjeve, Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, Qendra për menaxhimin e krizave, Inspektorati shtetërorë për pylltari dhe gjueti, Drejtoria për punë Hidrometeorologjike, NP Pyjet e Maqedonisë, Policia e Pylltarisë dhe Bashkësia e njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë – BNJVL si dhe të caktojë një person i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin e këtij trupi koordinues, me qëllim që të ketë koordinim në kohë të aktiviteteve që synojnë marrjen e masave të përshtatshme për të parandaluar paraqitjet e zjarreve në Republikën e Maqedonisë.
Institucionet e lartpërmendura me urgjencë të emërojnë anëtarët në Qendrën për menaxhim me kriza, por jo më vonë se më datën 3.05.2018 (e mërkurë).
- Qendra për menaxhim me kriza të zbatojë dhe operacionalizojë rekomandimet dhe udhëzimet e shqyrtuara dhe të miratuara në mbledhjen e Shtabit kryesorë për menaxhimin e krizave, e mbajtur më datën 12.04.2018 vit.
- Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, në qoftë se e vlerëson dhe e sheh të nevojshme për të sjell një kufizim në lëvizjen e të gjithë personave në pyje dhe në brezin pyjor (pas vlerësimit në të cilën kohë prej në ora ____ të mëngjesit deri në ora ____ pasdite), me përjashtim nëse personi ka marë lejen e duhur nga NP "Pyjet e Maqedonisë").
Në qoftë se miratohet një kufizim i tillë e njëjta të mos vazhdojë për punonjësit e NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe në periudhën nga ____ deri në ora ____ në mëngjes, që të lejohet lëvizja për të gjithë personat në pyjet dhe brezin pyjor.
Në të njëjtën kohë, pavarësisht këtij kufizimit të mos vazhdojë turnet e organizuara të turistëve për shqyrtim turistik të pyjeve në brezin e pyjeve dhe parqeve kombëtare në Republikën e Maqedonisë, e cila do të shoqërohet nga një përfaqësues i NP "Pyjet e Maqedonisë" ose parqeve kombëtare.
- Ministria e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave të informojë publikun për ekzistimin e një ndalese mbi djegien e kashtës, si masë parandaluese për të mbrojtur kundër zjarreve në pyje dhe rrezikut të zjarreve në pyje, për pasojat e dëmshme të zjarreve në pyje, për parandalimin e tyre , si dhe gjobave të larta për shkaktimin e zjarreve në përputhje me dispozitat e Ligjit për Pyje.