Pas stuhisë që goditi rajonin e Ohrit-Strugës, ju informojmë se situata momentalisht është normalizuar.
Organet kompetente e ndoqën plotësisht situatën, në përputhje me udhëzimet që më parë ishin pajtuar dhe pas ndërprerjes së stuhisë, janë sanuar të gjitha pasojat dhe dëmtimet e shkaktuara.
Më të prekura ishin vijat e bregut të liqenit në drejtim të lagjes Kaneo deri në zonën qendër në Ohër, kurse në Strugë, në pjesën e plazhit të burrave dhe të grave.
Shkarkimi i ujërave nga Liqeni i Ohrit përmes lumit Drini i Zi është me koordinim të vazhdueshëm me ELEM pavarësisht derdhjes të akumulimit të Glloboçicës përgjatë Drinit të Zi, nuk ka rrezik për të shkaktuar dëme në rrugën Strugë-Dibër.
Niveli i lumenjve Sateska dhe Koselska ka një rritje të lehtë në krahasim me ditët e mëparshme, por nuk ka rrezik të përmbytjeve.
Deri në këtë moment, në numrin 195 nuk ka raportime për dëme të shkaktuara (përmbytje, rënie të drurëve, etj.).
Sa i përket funksionimit të infrastrukturës së mbetur (kolektori, furnizimi me ujë, furnizimi me energji elektrike), nuk janë vërejtur ndërprerje.
Informata për gjendjen e rajonit të Ohrit dhe Strugës
- Детали
- Посети: 1039