Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza mr. Agron Buxhaku sot ishte për vizitë pune në QRMK Dibër. Në takimin që u mbajt me të punësuarit u shqyrtuan masat e ndërmara dhe aktivitetet brenda SMK, veçanërisht të rëndësishme për këtë periudhë kohore, ishin pasojat nga moti i ngrohtë, siç janë zjarret. Gjithashtu, duke pasur parasysh se kjo është vizita e parë e një drejtori të QMK në QRMK Dibër janë shqyrtuar dhe nevoja për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe teknike në QRMK Dibër.