Sot, 05.07.2017 në hapsirat e Qendrës për menaxhim me kriza u mbajt seancë e Shtabit kryesorë, në të cilën është debatuar në lidhje me:
-
- Situatën me tërmetet e njëpasnjëshme në rajonin e Ohrit;
- Temperaturat e larta në RM - rreziku nga zjarri në hapsirë të hapur;
- Shqyrtimi i situatës në qendrat tranzite Tabanovcë dhe Gjevgjeli
Pas përfundimit të seancës, është mbajtur konferencë për shtyp në të cilën udrejtuan drejtori i QMK, mr. Agron Buxhaku, drejtor i IITIS Mihail Gareski, udhëheqësi i QRMK Ohër, Mitko Temellkovski dhe Goran Stojkovski, udhëheqësi i sektorit për mbrojtjen e pyjeve dhe të kontrollit të brendshëm në NP Pyjet e Maqedonisë.
Drejtor i QMK, Buxhaku në deklaratën e tij theksoi se institucionet e Sistemit të menaxhimit të krizës janë vazhdimisht duke monitoruar situatën me tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur rajonin e Ohrit dhe Prespës, dhe vazhdimisht marrin masa dhe aktivitete të vazhdueshme për ballafaqim me të njëjtën. Gjithashtu rikujtoj apelin për qytetarët që të qëndrojnë të qetë, mos të shkaktojnë panik që do të shkaktojë sjellje destruktive nga individë, të mos bien preh të thashethemeve dhe spekulimeve për evakuim të mundshëm dhe të ndjeken rekomandimet dhe udhëzimet e lëshuara nga institucionet kompetente dhe për çdo informacion të mëtejshëm, qytetarët mund të kontaktojnë numrin e telefonit pa pagesë QMK - 195.
Drejtori i IITIS Mihail Garevski informoi se objektet vitale në Ohër janë në gjendje funksionale dhe nuk janë të dëmtuara.
Fillimisht i vizituam kopshtet e fëmijëve, pastaj spitalet, postën etj. dhe konstatuam se ndërtesat janë të reja dhe nuk kanë ndonjë dëmtime konstruktive. Ndaluam përdorimin momental të një kopshti për fëmijë pranë Arkivit të qytetit të Ohrit, jo në aspektin se konstrukcioni nuk është në rregull, por për shkak se dy ndërtesa janë të bashkuar me fuga dhe eksiston rrezik i vogël që të bijnë copëza të vogla nga muri dhe të lëndojnë ndonjë fëmijë, tha Garevski. Garevski bëri thirrje te qytetarët të mos besojnë në lajmet e rrenshmë që sjellin panik në mesin e popullatës, sepse askush nuk mund të parashikojë tërmetin. Sipas tij, pas tërmetit me magnitudë prej 5 shkallëve priten "aftershokë" të jenë me forcë prej 3 pastaj 4 ose 3 gradë të shkallës së Rihterit siç kumtoi ai, janë normale pas një tërmeti të tillë të fortë.
Udhëheqësi i QRMK Ohër, Mitko Temellkovski rekomandoi që qytetarët e Ohrit dhe turistët të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rekomandimet e autoriteteve kompetente dhe informoi se deri më tani në numrin pa pagesë 195 të Qendrës rajonale për menaxhim me kriza në Ohër janë regjistruar 205 thirrje kryesisht për paraqitje të dëmeve të ndërtesave si pasojë e tërmetit.
Në lidhje me temperaturë të larta dhe rreziku i paraqitjes së zjarreve në hapsirë të hapur, u drejtua Goran Stojkovski nga NP Pyjet e Maqedonisë, i cili informoi se aktualisht nuk ka zjarre aktive dhe duke pasur parasysh temperaturat e larta në qershor, kanë ndodhur vetëm dy zjarre, kurse në maj tre zjarre.