Më 04.07.2017 drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza mr. Agron Buxhaku realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni E.T. Fatos Reka. Në këtë takim u bisedua për rolin dhe funksionin e Qendrës për menaxhim me kriza, për krizën me emigrantët, si dhe për bashkëpunimin me institucionet e ngjashme në Republikën e Shqipërisë.