Pas tërmeteve të njëpasnjëshme që kapluan rajonin e Ohrit dhe Prespës, ju informojmë se në numrin falas (195) për thirje emergjente të Qendrës për menaxhim me kriza, dje dhe sot janë regjistruar rreth dyqind telefonata, parimisht për dëmet e shkaktuara – oxhaqet e dëmtuara, plasaritje e mureve , zhvendosje të avlijave si dhe dëme tjera sipërfaqësore të shkaktuara nga mjetet e rënuara.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur seancë e jashtëzakonshëm të Shtabit rajonal për menaxhim me kriza në Ohër, ku morën pjesë përfaqësues nga QRMK Ohër, Institutit të Inxhinierisë së Tërmeteve dhe Inxhinierisë Seizmologjike, Observatori Sizmologjik i FSHMN Shkup, Komandanti i shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të komunës së Ohrit dhe kryetari i komunës së Ohrit.
Në seancë u miratuan konkluzionet e mëposhtme:
- Të vazhdohet me verifikimin e objekteve në aspektin e sigurisë ndërtuese;
- Të jepen udhëzime se si të veprojnë qytetarët në situata të këtilla, të lëshuara nga autoritetet kompetente;
- Të vizitohen vendet ku qytetarët janë akomoduar vullnetarisht në tenda;
- Të bëhet kontrollë shtesë për cilësinë e ujit të pijshëm në zonën epiqendrore.
Apelojmë qytetarët që të qëndrojnë të qëtë dhe mos të shkaktojnë panik që do të shkaktojë sjellje destruktive nga individët, të mos bien preh e thashethemeve dhe spekulimeve për evakuim të mundshëm dhe të ndjeken rekomandimet dhe udhëzimet e lëshuara nga institucionet kompetente.
Për çdo informacion të mëtejshëm, qytetarët mund të kontaktojnë numrat e telefonit pa pagesë QMK - 195 dhe policinë - 192.
Ju informojmë se për nesër është paraparë seancë e Shtabit kryesorë të QMK, që do të mbahet në Qendrën për menaxhim me kriza, në të cilën do të diskutohet për situatën e tanishme për serinë e tërmeteve dhe do të miratohen konkluzione për veprime të mëtejshme.