Sot, 30.06.2017, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, mr. Agron Buxhaku pati takim me ministren e punës dhe politikës sociale, znj Milla Carovska.


    Në takim, drejtori e informoi për aktivitetet e e deritanishme të QMK me referencë të veçantë për krizën e emigrantëve dhe bashkëpunimin me Ministrinë e punës dhe politikës sociale. Gjithashtu u ra dakord për komunikim dhe koordinim të mëtejshëm, si dhe aktivitetet e ardhshme që janë në interes të ballafaqimit të sukseshëm me gjendjen e krizës.