Komisioni për mbrojtje dhe siguri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme të tretë, si trup punues amë shqyrtoi projekt-vendimin për ndryshimin e vendimit për miratim të vazhdimit të afatit të ekzistencës së gjendjes së krizës për shkak të rritjes së vëllimit të hyrjes dhe tranzitimit të emigrantëve nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë.


Në seancë morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes, zëvendësministri Bekim Maksuti; përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, zëvendësministri Elmi Aziri ; përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, zëvendësministrja Arta Toçi; përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, ministri Arben Taravari dhe përfaqësues nga Qendra për menaxhim me kriza, Drejtori Agron Buxhaku.

Përfaqësuesi i Qendrës për menaxhim me kriza, Drejtori Agron Buxhaku, shpjegoi domosdoshmërinë e ndryshimit të Vendimit dhe gjithashtu theksoi se e njëjta propozohet për të siguruar vazhdimësinë në kryerjen e aktiviteteve nga forcat e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe forcave të sigurisë të Ministrisë së punëve të brendshme, në funksion për sigurinë, mbrojtjen dhe ruajtjen e kufirit shtetëror.

Në diskutimin sipas pikës së rendit të ditës morën pjesë anëtarët e Komisionit: Ztr. Pavle Bogoevski dhe Znj Frosina Tashevska-Remenska.

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri vazhdon me projekt-vendimin për procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe e njëjta e vazhdoi afatin për ekzistimin e gjendjes krizë në kufirin jugor për shkak të rritjes së vëllimit dhe kalimit tranzit të emigrantëve deri më 31 dhjetor të këtij viti.