SISTEMI UNIK PËR MENAXHIM ME KRIZA

Krijimit të Qendrës i paraprin një sërë aktivitetesh në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe në strukturat tjera shtetërore dhe arsimore që u mbështetë nga aspekti administrativ dhe shkencorë-profesional. Instituti për Mbrojtje dhe studime për paqe pranë Fakultetit filozofik në Shkup, së bashku me Qendrën për Kontrollin Demokratik të forcave të armatosura nga Gjeneva, më 15 shtator 2004 organizoi një tryezë të rrumbullakët të titulluar "Menaxhim me Krizat".Në Ministrinë e mbrojtjes e veqanërisht, në menaxhimin e krizave, intensivisht është punuar për përgatitjen e nevojshmetë regullativës, ligjore. Këto hapa të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe organeve të saj, ishin në drejtim për bashkimin e sistemeve të veçanta ekzistuese për menaxhimin me krizat ( preventivë, paralajmërim të hershëm dhe që kanë të bëjnë me krizat e mundshme), në një sistem unik për menaxhimin me kriza, me të cilin do të arrihet në kohë , shpejtë dhe veprim i koordinuar, gjatë rreziqeve të vëzhguara , në kontest të kompetencave kushtetuese. Në bazë të kësaj, Qeveria formoi Komitetin menaxhues, Grupi për vlerësim dhe Qendra për Menaxhimin e Krizave. Ata janë shkaqet kryesore në sistemin për menaxhimin me krizat.

 FILLIMI ZYRTAR I PUNËS SË QENDRËS

 

Më 5 tetor të vitit 2005 në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shtetërore dhe të misioneve ndërkombëtare në Maqedoni, me ceremoni modeste hapet Qendra për Menaxhimin me Kriza. Selia e saj administrative është e vendosur në rrugën Dimitar Mirçev pn (kompleks ndërtesa e MPB) në Shkup.Ministri i atëhershem i Mbrojtjes Jovan Manasievski me fjalimin modest simbolikisht e oficializoi fillimin e punës së Qendrës. Zëvendës drejtori i Qendrës për menaxhimin e krizave, Zllatko Anevski, për të ftuarit dhe mediat prezentoi strukturën e parë organizative të Qendrës për Menaxhimin me Kriza. Disa ditë pas hapjes, Qeveria për drejtor, emroi Mr. Agron Buxhakun. Pas zgjedhjeve parlamentare të shtatorit të vitit 2006, drejtor i ri i Qendrës për Menaxhimin e Krizave është emëruar Dr Pande Lazarevski dhe mandati i tij mbaron në prill të vitit 2010. Për drejtor të ri të Qendrës është zgjedhur Toni Jakimovski, dhe prej datës 30.09.2011 nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë emrohet Zulfi Adili për drejtor i Qendrës për menaxhim me kriza.