Печати
Shtabi kryesorë është trup operativo-profesional pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, i cili menaxhon aktivitetet për preventivë dhe menaxhimin me situatat e krizës.Shtabi është i përbërë nga përfaqësues të ministrive: Të punëve të Brendshme, Shëndetësisë, Transportit dhe lidhjes, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme. Anëtarët e saj janë edhe udhëheqësit e kujdesit emergjent në Shkup, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe përfaqësuesit e Armatës dhe Agjencionit për Zbulim, Drejtoria për Sigurinë e informacioneve sekrete dhe Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë. Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza menaxhon me Shtabin kryesorë.
Në qendrat rajonale për menaxhim me kriza janë formuar shtabe rajonale, si trupa operativo-profesional, me të cilin udhëheq personi i cili është emëruar nga drejtori e qendrës. Qendrat rajonale janë të përbërë nga përfaqësues të ministrive të përmendura dhe organeve të tjera të administratës shtetërore, si edhe nga një përfaqësues të komunave dhe të Qytetit të Shkupit.
Посети: 4269