Qendra për menaxhimin me kriza si dhe Komiteti menaxhues dhe Grupi për vlerësim, është themeluar për propozim vendime dhe sigurimin permanent të konsulltimeve, koordinim, reagimin në kohë, efikasitetin dhe shfrytëzimin e duhur të resurseve që janë në dispozicion në rast të gjendjes së krizës dhe për të siguruar në kohë vlerësim real dhe kualitativ të rrezikshmërisë të sigurisë së Republikës së Maqedonisë nga rreziqet dhekërcënimet.
 

ORGAN I PAVARUR I ADMINISTRATËS SHTETËRORE

      Qendra për menaxhimin me kriza, si organ i pavarur i administratës shtetërore me pozitë dhe funkcion të drejtorisë me cilësin e personit juridik, është e paraparë ti kryejë këta punë:
- siguron kontinuitet në bashkëpunim ndërresorik dhe ndërkombëtar, konsultime dhe koordinime në menaxhimin me kriza;
- përpunimin dhe azhurimin e vlerësimit unik të rreziqeve dhe kërcënimeve për evitimin e gjendjes së krizës
- propozon masa dhe aktivitete për zgjidhjen e situatës së krizës dhe kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligjë
- Qendra është bartësi i mbështetjes së plotë ( profesionale, organizative, administrative dhe tjerë ) të Komitetit menaxhues dhe Grupit për vlerësim. 

STRUKTURA UDHËHEQËSE E QENDRËS PËR MENAXHIM ME KRIZA

 Me Qendrën udhëheq drejtori, të cilin e emron Qeveria e Republikës së Maqedonisë me mandat katërvjeçar. Për drejtor emërohet personi civil, i cili para emërimit ka punuar së paku gjashtë vjet në vende pune në organet e administratës shtetërore ose në institucione, puna e të cilit është e lidhur me mbrojtjen dhe sigurinë e Republikës së Maqedonisë. Qeveria emëron edhe zëvendësdrejtor të qendrës me mandat katërvjeçar. Zavendësi e zëvendëson drejtorin në rastet kur ai mungon ose kur për shkak të sëmundjes dhe shkaqeve të tjera nuk ka mundësi ta kryejë funksionin e vet, me të gjitha autorizimet dhe përgjegjsitë në udhëheqjen. Zëvendësi në bashkëpunim me drejtorin kryen punë në kompetencën e drejtorit të cilat ai do tia besojë.

ORGANIZIMI RAJONAL

Përndryshe, në shtet janë formuar gjithsej 35 qendra: 34 qendra rajonale për menaxhimin me kriza me seli në komunat e caktuara dhe një Qendër për menaxhim me kriza në qytetin e Shkupit. Ata në rajonet ku janë të vendosura informohen, e përcjellin gjendjen, shkëmbejnë të dhanura dhe informacione. Ata janë edhe për dhënien e propozimeve për menaxhimin me gjendjen e krizës dhe për përpunimin e vlerësimit. Në ta formohen shtabe rajonale, kurse Qendra për menaxhimin me kriza, formon shtabin kryesorë, të udhëhequr nga drejtori i Qendrës, si trup operativo-profesional, i cili udhëheq me aktivitetet për preventivë dhe ballafaqim me situatat e krizës. Disperzimi i obligimeve rajonal, gjegjësisht komunale, don të thotë të jepen kushte secili të planifikojë dhe të aftësohet për ballafaqim me gjendjen e krizës. Kur kriza do ti tejkalojë mundësitë e komunës, atëherë veprimi profilohet në nivel tjetër, gjegjësisht mënyra me ballafaqimin me krizën, së pari në nivel ndërkomunal ( komunat fqinjë), e pastaj dhe në nivel shtetëror, përmes veprimeve koordinative me resurset me të cilat i posedon shteti.

BASHKËPUNIM RAJONAL

 Në aspekt të bashkëpunimit ndërkombëtar, bashkëpunim, bashkëpunon me Organizatën e Kombeve të bashkuara, Organizatën për siguri dhe bashkëpunim me evropën, Unionin europian, NATO, qendrat e shteteve tjera, si dhe me ambasadat e huaja në shtet.    Qendra bashkëpunon dhe me Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të kuq dhe me Federatën ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të kuq dhe gjysmëhënën e kuqe dhe me organizata tjera humanitare ndërkombëtare.

Në pajtueshmëri me marëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare, si dhe në bazë të propozimeve dhe kahjeve të Komitetit menaxhues dhe Grupit për vlerësim, në shpallje e gjendjes së krizës Qendra e realizon koordinimin edhe me organizatat ndërkombëtare. Sipas saj, në funkcion të mbrojtjes së interesave të Republikës së Maqedonisë në gjendje krize, sipas vendimit të Qeverisë, mund të marin pjesë edhe organizata ndërkombëtare, institucione dhe individë.

GJENDJE KRIZE NË REPUBLIKË

      Kur me gjendje krizë rezikohet siguria e Republikës së Maqedonisë, kurse organet e shtetit nuk kenë resurse adekuate dhe mjete për parandalimin dhe menaxhimin e saj, pastaj një pjesë e ushtrisë mer pjesë në mbështetje të policisë. Pjesëmarrja e ushtrisë në ballafaqimin me krizë të mundshme, në Qeveri propozim jep Komitetit menaxhues, kurse lloji dhe numri i forcave, kapaciteteti i njësive ushtarake, qëllimi i tyre, detyrat që janë të nevojshme dhe kohëzgjatja e veprimtarisë dhe angazhimit, do të qartësohen me rregulloret e Presidentit të Republikës. Për Pjesëmarrjen e një pjese të armatës me ballafaqimin e gjendjes krizë vendos Presidenti i Republikës, i cili është komandant suprem i Armatës. Ai në çdo kohë mund të rivlerësojë nevojën për pjesëmarrjen e Armatës. Përndryshe, presidenti përcakton mënyrën e pjesëmarrjes së Armatës në gjendje krize, kurse Ministri i Mbrojtjes, në pajtim me Ministrin e punëve të brendshme i rregullojnë aktivitetet punët e sigurimit në trajnimin e nevojshëm, në trajnim dhe stërvitje për pjesëmarje të mundshme të ushtrisë në mbështetje të policisë në rast të krizës.

     Qendra për menaxhim me kriza është përgjegjës për koordinimin e tij dhe të gjithë aktiviteteve të nevojshme me gjithë pjesëmarësit tjerë në sistem për menaxhim me krizën mundëson komunikim e ndërsjelltë të vazhdueshëm dhe të bashkëpunimit për mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve, informon dhe propozon masa për rreziqet dhe kërcënimet që mund të rrezikojnë sigurinë e Republikës.

NUMRI TELEFONIK, PA PAGESË PËR THIRJE EMERGJENTE - 195 NË TË ARDHMEN 112

     Në Qendër është vendosur numër unik për thirrje – paraqitje në rast të rreziqeve, kërcënimeve dhe fatkeqësive tjera në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë, 24 orë, çdo ditë e javës. Ai është numri telefonik pa pagesë për thirje emergjente 195, i cili përfaqëson lidhje të gjerë të drejtpërdrejtë me qytetarët. Nëpërmes tij qytetarët mund të referojnë informacione të cilat udhëzojnë kah situata ose gjendja e krizës, dherreziqe tjera në gjithë teritorin e shtetit. Përndryshe, në sistemin unik komunikativo-informativ europian, është vendosur numri 112.